Edhe këtë vit, në skenën e Eurovizion nuk do të ngjitet vetëm një këngëtar shqiptar.
Përveç përfaqësueses së Shqipërisë, Arilena Arës do të jetë edhe Gjon Muharremaj i cili do të përfaqësojë Zvicrën me këngën, “Repondez-moi” e kënduar në frëngjisht, e cila ka marrë vlerësime të shumta nga kritikët e artit.
Kënga e këngëtarit të talentuar shqiptar u zgjodh si fituese nga një juri prej 100 personash ndërsa konkurroi me 515 artistë të tjerë.
Gjon Muharremaj, njihet ndryshe me emrin e artit Gjon’s Tears është ngjitur që i vogël në skenë. Ai ka marrë pjesë në “Albanian’s Got Talent” ndërsa më vonë mahniti Francën me zërin e tij në “The Voice of France”, ku ia doli të shkojë deri në fazat finale të programit.





