Anxhelina Hadërgjonaj i mungon tregut muzikor me projekte të reja por është mjaft aktive në rrjete sociale ku ndan me ndjekësit momente të ndryshme të ditës.

Së fundmi këngëtarja ka postuar në InsaStory një foto ku tregon se “problemet e saj me besimin filluan kur mamaja më thoshte: “Hajde këtu, nuk do të të godas”,” ndërsa ka bërë tagg të ëmën, Albërijen.

Kjo e fundit e ka ripostuar storyn e të bijës ndërsa zbulon se pavarësisht se Anxhelina është një vajzë e rritur, ajo ende i gjuan me shuplakë kur është nevoja.

“Ahhh besa, hala ta kërcas nga iher”, shkruan këngëtarja duke e shoqëruar me emojin e të qeshurës, pasi sigurisht që kjo është shaka mes nënës dhe bijës që duken si dy motra.