Sot, reperi i njohur Noizy ka treguar se është bërë dajë për herë të dytë.

Ai ka publikuar në Instagram një buqete me lule blu, duke zbuluar kështu edhe gjininë e bebit që e motra, Anisa ka sjellë në jetë.

“Dajë për herë të dytë”, shkruan ai në foto.

Noizy është bërë dajë për herë të parë në vitin 2015 , kur e motra solli në jetë vajzën Prayla, me të cilën reperi është shumë i lidhur dhe poston shpesh foto dhe video në rrjete sociale.

Kujtojmë se në atë kohë këngëtari i bëri dhuratë të motrës një makinë super luksoze, mbetet për tu parë se çfarë do t’i thurojë tani që është bërë dajë i një nipi!