Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja ishte i ftuar në “Motor Plus” në Vizion Plus ku ndër të tjera foli edhe për mundësitë për tu larguar nga “Portokalli” nëse i ofrohet diçka më e mirë, ose nëse drejtuesit nuk i përmbahen linjave me të cilat ai ka nisur punën atje.

Gazi tha se tashmë personi me të cilin ka bërë pazaret, nuk është më dhe kjo nuk e përjashton mundësinë që të shkojë të punojë diku tjetër.

“Ne jemi si futbollistët, vëlla, nëse dikush na ofron diçka më të mirë pse jo. Unë jam njeri besnik si natyrë, por në një moment kur nuk më ofrohen të gjitha gjërat, sigurisht që do të shikoj punën time. Për momentin jam mirë te “Portokalli’” nëse televizoni ku jam aktualisht nuk vazhdon në linjat që kam nisur unë, shoh shtëpinë time dhe nuk ma ndjen fare. Sepse pazaret i kam bërë me një burrë tjetër që fatkeqësisht nuk është më. Unë jam në “Portokalli”, por nuk përjashtoj mundësinë të jem kudo,” u shpreh Paja shkruan “Anabel.al”.