Një i dënuar përjetë në burgun e Peqinit dyshohet se ka varur veten.
Viktima është Fatmir Veliaj 40-vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete në qeli.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 14:00, në ambjentet e IEVP Peqin, shtetasi Fatmir Veliaj 40 vjeç, banues në Mallakastër, dyshohet se ka varur veten, i cili ka qënë i dënur me burgim të përjetshëm.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





