Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter ka tronditur jugun e Italisë, para pak minutash.
Lëkundja sizmike është regjistruar në orën 17.03 dhe ka pasur si epiqendër 16 km në verilindje të qytetit të Kozencës, sipas EMSC.
Tërmeti është regjistruar në thellësi 2 km.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo dëme materiale.





