Meqë po flasim për ushqimet, ka shumë prej tyre që luftojnë dëmtimin e qelizave, mund të ulin inflamacionin dhe lehtësojnë përdorimin e insulinës në trup, duke parandaluar kështu zhvillimin e sëmundjes së dhjamosjes së mëlçisë.
Dieta mesdhetare
Ky stil i të ngrënit përfshin disa ushqime që mund të ndihmojnë për të ulur nivelet e yndyrave në mëlçi: yndyrat e shëndetshme, antioksiduesit dhe karbohidratet komplekse.
Ushqimet që duhet t’i përfshini patjetër në dietë janë:
Peshku
Frutat
Drithërat
Frutat e thata
Vaji i ullirit
Perimet
Yndyrat e shëndetshme
Qelizat përdorin glukozën për energji. Insulina ndihmon në transportimin e glukozës nga ushqimet e tretura në qeliza. Njerëzit që vuajnë nga sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë kanë shpesh rezistencë ndaj insulinës. Trupi e prodhon insulinën, por nuk funksionon siç duhet. Kështu grumbullohet glukoza në gjak dhe trupi e konverton sheqerin e tepërt në dhjam.
Yndyra të caktuara në dietë mund të përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës.
Acidet yndyrore omega 3, që gjenden tek peshku, vaji i ullirit, frutat e thata (sidomos arrat), farat e lirit etj.
Yndyrat mono-të-pangopura, që gjenden më shumë tek burimet bimore si vaji i ulliri, frutat e thata dhe avokado.
Ndërkohë, kufizoni yndyrat e ngopura. Konsumoni më pak mish dhe produkte të tjera të bulmetit. Shmangni ushqimet e skuqura me vaj palme ose kokosi.
Antioksiduesit
Një tjetër arsye përse krijohet masa dhjamore është sepse mund të dëmtohen qelizat e mëlçisë kur lëndët ushqyese nuk zbërthen siç duhet. Frutat (sidomos boronicat), perimet dhe disa ushqime të tjera kanë disa përbërës të njohur ai antioksidues që mund të mbrojnë qelizat nga dëmtimet.
Disa studime kanë zbuluar se vitamina E ndihmon me sëmundjen e dhjamosjes së mëlçisë. Të tjera studime theksojnë se mund të përmirësohet gjendja kur merrni vitaminë E dhe C, si dhe ilaçe për uljen e kolesterolit.
Farat e lulediellit dhe bajamet janë burime të mira të vitaminës E. Të tilla janë edhe vajrat me bazë bimore dhe yndyra mono-të-pangopura.
Shkencëtarët po studiojnë për ushqime të tjera antioksiduese dhe suplemente për të parë nëse janë të mira për mëlçinë:
Kafja mund të ndihmojë për të rënë në peshë, ulur inflamacionin dhe rezistencën ndaj insulinës. Mund t’ju mbrojë gjithashtu nga sëmundjet e zemrës dhe sëmundje të tjera të mëlçisë.
Hudhra mund të përmirësojë rezistencën ndaj insulinës dhe ndihmon trupin për të zbërthyer yndyrat.
Çaji jeshil, ndihmon për të rënë në peshë, ulur masën dhjamore dhe rezistencën ndaj insulinës.
Seleni është një mineral që gjendet tek frutat e thata, tuna dhe gocat e detit.
Resveratrol, një përbërës që gjendet tek rrushi i kuq, mund të luftojë inflamacionin.
I zgjidhni karbohidratet
Teprimi me sheqernat e thjeshtë përshpejton procesin e konvertimit të ushqimeve në dhjam nga mëlçia. Shmangni ëmbëlsirat, pijet e gazuara dhe ushqime të tjera me sheqerna të shtuar. Konsumoni ushqime me sheqerna natyralë, si frutat.
Karbohidratet komplekse, si ato me shumë fibra, janë të shëndetshme. Ato kanë indeks të ulët glicemik, prandaj treten ngadalë mund të rrisin ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ulin kolesterolin. Karbohidratet më të mira janë drithërat, fasulet dhe thjerrëza, si dhe perimet me niseshte.
Studime të kahershme kanë treguar se betaine mund të mbrojë mëlçinë nga depozita dhjamore. Ky përbërës gjendet tek gruri dhe karkalecat.
Lëndë të tjera ushqyese
Sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë mund të lidhet edhe me nivelet e ulëta të vitaminës D. Trupi e merr vitaminën D nga dielli dhe nga disa produkte ushqimore.
Gjithashtu një studim i kryer në Kinë ka zbuluar se nivelet e ulëta të kaliumit gjithashtu lidhen me dhjamosjen e mëlçisë. Disa nga burimet më të mira të këtij minerali jetik janë: peshku, brokoli, bizelet, patatet e ëmbla, banania, kivi, kumbullat etj. Produktet e bulmetit, si qumështi dhe kosi, janë gjithashtu të pasur në kalium.
Alkooli
Nuk duhet të konsumoni fare pije alkoolike nëse dhjamosja e mëlçisë është shkaktuar nga abuzimi me alkoolin. Ai mund të çojë në dëmtime edhe më të rënda të mëlçisë. Nëse vuani nga dhjamosja e mëlçisë jo për shkak të alkoolit, mund ta konsumoni njëherë në ca kohë.