Autorieti i Konkurrencës ka vendosur që të pezullojë ofertat e reja mujore të kompanie celulare në vend pas ankesave të përdoruesve.

Ofertat mujore patën rritje e kjo solli reagimin e klientëve. Në bazë të vendimit të komisionerëve të Autoritetitë të Konkurrencës, klientët do të paguajnë me paketat e vjetra standarde.

Sipas informacioneve, ndaj kompanive celulare pritet që të nisë hetimi për prishje të konkurrencës në treg, të cilat tani do të operojnë me çmimet e vjetra.