Pritet vetëm zyrtarizimi, por tani nuk ka më dyshime se Çmimi i Madh i Kinës në Formula 1 nuk do të zhvillohet. Lajmi bëhet i ditur nga “The Times”. Sipas saj, shkak është frika nga “Coronavirus”. Organizatorët e Botërorit të Formula 1 janë prej kohësh në bisedime, teksa një opsion ishte edhe shtyrja e garës për në një datë tjetër. Kjo garë ishte parashikuar të zhvillohej më 19 prill. Në pritje të konfirmimit të vendimit, anulimi i Çmimit të Madh të Kinës ka vendosur në vështirësi organizatorët dhe Federatën Botërore të Automobilizmit. Kjo pasi Botërori 2020 i Formula 1 kishte në axhendë një kalendar rekord me 22 gara.
“Coronavirus” trondit edhe Formula 1, anulohet gara për Çmimin e Madh të Kinës
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kriza e karburantit paralizon Irlandën, një e treta e stacioneve të benzinës kanë mbetur pa furnizim
Harrojini kimikatet, këto fruta e bëjnë shtëpinë të shkëlqejë
Kur gjithçka ndryshon brenda teje/ 7 të vërteta që mund të të ndryshojnë jetën
Të pish qumësht çdo ditë/ Ja çfarë i ndodh trupit tuaj pa e kuptuar!





