Porti i Durrësit gjatë viteve të fundit ka patur shkëmbime tregtare me rreth 25 vende të ndryshme. SHBA, Tunizia, Rusia dhe Malta janë shtetet që kanë shënuar një rritje graduale të shkëmbimeve me portin e Durrësit, veçanërisht gjatë vitit 2019.
Sipas grafikëve dhe tabelave të përgatitura nga Sektori i Statistikave në APD, në listën e vendeve të para për shkëmbime me mallra import-eksporti nga/drejt Durrësit janë Rusia me mbi 1,9 milionë tonë (në pesë vjet): Turqia, me afro 1,65 milionë tonë; dhe më pas Italia, Egjipti dhe Libia, me përkatësisht 838 mijë tonë, 608 mijë tonë dhe 495 mijë tonë të përpunuara në 5 vitet e fundit.
Nga i njejti burim mësohet se, sipas renditjes së volumit të mallrave të përpunuara gjatë periudhës 2014 – 2019, Greqia, SHBA, Malta, Ukraina dhe Kina zenë vendet nga i gjashti në të dhjetin me volume prej mbi 300 mijë tonë në pesë vjet.
Pas tyre Tunizia, Kroacia, Spanja, Gjermania, Franca dhe Rumania, renditen njeri pas tjetrit në listën e shkembimeve me mallra të përpunuara gjatë 5 viteve të fundit në portin më të madh të vendit tonë.