Federata Angleze e Futbollit po heton një gafë të Dele Alit, i cili postoi një video në rrjetet sociale duke u tallur me një qytetar kinez për shpërthimin e Koronavirusit. Ylli i Totenhemit, i cili e fshiu videon më pas dhe kërkoi edhe një ndjesë publike, rrezikon të pezullohet. Por FA ka nisur një hetim.

Në nëntor, Komisioni i Disiplinës pezulloi me një ndeshje Bernardo Silvën dhe e gjobiti atë edhe me 50 mijë paund pasi ai postoi një foto të shokut të tij të skuadrës Benzhamë Mendi, të cilin e krahasonte me personazhin e “Conguitos”, një markë çokollatash në Spanjë dhe Portugali. Por diçka e tillë u quajt racizëm, pavarësisht se qëllimi i portugezit ishte miqësor.