Teuta barazoi me Luftëtarin, duke lënë dy pikë në mënyrë dramatike në fund të sfidës së luajtur në stadiumin “Niko Dovana”.

Në Durrës e kanë mendjen te sfida e radhës, tashmë, jo te Kupa e Shqipërisë, ku kualifikimi është një formalitet dhe një test për trajnerin Edi Martini për të provuar 11-shen ndaj Vllaznisë, një sfidë që luhet në Durrës. Por, trajneri shkodran i Teutës ka shansin që t’u japë mundësi edhe lojtarëve të stolit, në mënyrë që të jenë sa më të karikuar edhe për kampionatin.

Ndaj edhe në Durrës do të jenë më të plotë, pasi bëhet fjalë për rikthimin e Arapit dhe Çyrbjes, por do të mungojë Rustem Hoxha ndaj shkodranëve.

Hoxha në sfidën me Luftëtarin mori kartonin e katërt të verdhë, apo të tetin për këtë sezon duke humbur sfidën e radhës në kampionat.