Dëmtimi i Samir Handanovic dhe pasiguritë e Padellit mbrëmjen e djeshme në derbi, kanë shtyrë drejtuesit e Interit që të mendojnë për një tjetër portier dhe sipas mediave në Itali është piketuar emri i Emiliano Vivianos.

Ky i fundit është pa skuadër që prej verës së kaluar dhe aktualisht stërvitet në klubin e Sampdorias, por mund të federohej lehtësisht me zikaltrit, ndërsa në Itali këmbëngulin se nesër mund të kryejë vizitat mjekësore.

Viviano është 34 vjeç dhe ka një CV mjaft të pasur, pasi ka mbrojtur portën e skuadrave si Brescia, Bologna, Palermo, Fiorentina, Arsenal, Sampdoria, Sporting Lisbona e Spal, ndërsa ka qenë pjesë e zikaltërve edhe në sezonin 2011-2012, por pa luajtur asnjë ndeshje.