Everton arriti të fitojë ndaj Kristal Palas, por përveç triumfit të ekipit të Ançelotit është për t’u veçuar një episod i Sidibe, kur do të hynte në fushë për të zëvendësuar Teo Uollkot të dëmtuar. Në minutën e 26 sulmuesi dëmtohet dhe detyron teknikun italian të bëjë një ndërrim të detyruar, duke sinjalizuar Sidibe të bëhet gati shpejt për të hyrë në fushë.
Francezi pasi vishet tërheq çorapet për t’i pasur sipër gjurit, por aty kujtohet se ka harruar të veshë njërën prej tyre. Gjithë këtë episod e ndjek me mjaft kuriozitet Ançeloti, i cili acarohet nga pakujdesia e lojtarit të tij. Ndërkohë, Sidibe vrapon të marrë çorapen e harruar në dhomat e zhveshjes.
Pas kësaj 26-vjeçari hyn në fushë dhe arrin të dhurojë një ndeshje të mirë dhe ndihmojë ekipin të regjistrojë një fitore. Everton tashmë e ka kaluar periudhën e vështirë, me Ançelotin, që ka ndikuar në rritjen e ekipit. Ata i kanë lënë vendet e fundit dhe renditen të shtatët vetëm një pikë larg Europës.





