Dje ishte vetëm një hamendësim, por sot duket se ka marrë rrugën që pritej. Pas skive dhe garës së Formula E, vjen ndalesa dhe për Formulën 1 në Kinë dhe e gjitha për shkak të koronavirusit, që ka goditur vendin aziatik dhe ka trembur të gjithë globin.
Ndonëse ende pritet komunikata zyrtare e FIA-s, mediat në Shangai këmbëngulin se Federata e Sporteve të Shangait ka bllokuar të gjitha eventet sportive derisa virusi të mos jetë ndalur plotësisht.
Për rrjedhojë edhe gara e çmimit të Madh të Shangait e programuar më 19 prill nuk do të zhvillohet, pasi behet fjalë për një eveniment që mbledh qindra mijëra njerëz në pak km katrorë.





