Interi kërkon të përforcojë mbrojtjen në verë, por sytë i ka hedhur nga elementët e rinj dhe me potencial të madh për t’u shndërruar në kampionë të vërtetë.
I tillë është edhe Marash Kumbulla, 19-vjeçari kuqezi që po shkëlqen në radhët e Hellas Veronës.“Corriere dello Sport” ka zbuluar se Interi ka në dorë mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë.
Këtë e konfirmon huazimi i Dimarkos te skuadra verdheblu duke marrë në këmbim premtimin se do të ketë prioritet në verë për blerjen e talentit të skuadrës veroneze.





