Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për të shtyrë ligjin për mediat audiovizive, pasi Komisioni i Venecias vendosi që të shqyrtojë paketën Antishpifje.

Në një prononcim për mediat, Kreu i Shtetit e ka cilësuar këtë vendim një lajm të mirë.

“Ky është një moment pozitiv mendoj. Lajm shumë i mirë nuk është humbje për askënd.”, -u shpreh Meta.