Deputetja e opozitës së re në Kuvend, Rudina Hajdari i është drejtuar me akuza të forta kryeministrit Edi Rama, pas fjalës që ai mbajti në foltore në seancën plenare.
“Kryeministri foli sikur s’ka qenë në Shqipëri, sikur nuk ka qenë kryetar bashkie për 11 vite në Tiranë, sikur ka ardhur nga një planet tjetër dhe nuk di ç’a bëhet këtu me ndërtimet pa leje”, tha ajo.
Sipas saj, kryeministri akuzon për këto leje, për cilësinë, për katër katet pa leje etj, “ndërkohë që kush e ka fajin që e betonizoi Tiranën, e kam unë? Kush e betonizoi Durrësin, kush e mbështeti Dakon, unë? Apo kryeministri i ulur këtu në foltore”, tha ajo.
Sipas saj, Kryeministri është shpifësi më i madh dhe jo mediat, ndaj kërkoi që ai të dalë e të flasë siç duhet me shqiptarët.





