Ambasadorja e re e SHBA, Yuri Kim ka takuar sot kryeprokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.
Në një postim në Facebook, ambasada amerikane në Tiranë njofton se Kim ka nxitur prokurorët që, ndërsa përmbushin premtimin e një gjyqësori të pavarur me drejtësi për të gjithë, t’i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik, integritetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
“Gjatë takimit të tyre të parë sot, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim e uroi Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për zgjedhjen e tij së fundi në detyrën e re dhe premtoi ndihmë teknike të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara, për të ndihmuar Shqipërinë në vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi. Ambasadorja Kim nxiti prokurorët që, ndërsa përmbushin premtimin e një gjyqësori të pavarur me drejtësi për të gjithë, t’i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik, integritetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.”, shkruhet në postim.





