Në Komisionin e Sigurisë sot do të diskutohet për dhënien e amnistisë ndaj të burgosurve.

Komisioni do të diskutojë mbi propozimet e miratuara nga qeveria.

Nga amnistia e miratuar nga Këshilli i Ministrave në bazë të të gjitha kritereve të vendosura nga 56 gra që vuajnë dënimin, përfitojnë lirim të menjëhershëm gjysma e tyre. Fitojnë lirinë 28 gra dhe përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit të mbetur 28 gra të tjera.

Po ashtu përfitojnë 4 të dënuar të mitur që vuajnë sot dënimin dhe 2 të tjerë përfitojnë 2/3-n e dënimit.