I ftuar sot në emisionin “Wake Up” në Top Channel, moderatori dhe producenti Ermal Mamaqi ka zbuluar shifrën e kostos së filmit të tij “I Love Tropoja”, i cili do të dalë në kinema në fund të janarit.
Ermali tha se kostot janë relativisht të larta për një film të pavarur që nuk mbështetet nga Qendra Shqiptare e Kinematografisë. Sipas Mamaqit, filmi i dytë i tij ka kushtuar më shumë se 700,000 euro, pasi për xhirimin e tij janë përdorur pajisje teknologjike të nivelit më të fundit.
“Kostot janë relativisht të larta dhe mendoj që është bërë një investim i madh për një film të këtij zhanri, pra një film të pavarur, që nuk ka mbështetjen e Qendrës apo shtetit, por varet vetëm nga financat e gjeneruara nga mbështetësit e filmit, që janë sponsorat. Filmi ka kushtuar mbi 700,000 mijë euro deri tani, sepse është një projekt që ka një ekip nga Kosova dhe Turqia dhe aparaturat dhe teknologjia është e nivelit të fundit. Mund të them se vetëm lentet që janë përdorur në këtë film janë të njëjtat lente që janë përdorur për “Fast & Furious 8″.”





