Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është bërë nënë për herë të dytë.

Në një postim në Facebook, Spiropali ka zbuluar se ka sjellë në jetë djalin, të cilit i ka vendosur një emër shqiptar dhe të veçantë, Kren.

Në foton e postuar, ministrja shfaqet me vajzën Naltën dhe djalin e porsalindur në maternitetin “Koço Gliozheni”.