Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova, Rita Ora ka reaguar pas rindërtimit të banesës së re të familjes Sala, e cila mbeti e pastrehë prej tërmetit të 26 nëntorit.

Në një postim në instagram, Rita falenderon të gjithë ata që ndihmuan për të bërë realitet këtë gjë.

“Shtëpitë të cilat ndërtuam me ekipin kanë përfunduar më në fund. Faleminderit gjithë atyre që ndihmuan për ta bërë këtë gjë realitet. #ambasadorikosovës”- shkruan ajo.

Një ditë më parëm familja 6 anëtarëshe Shala hyri në banesën e re në fshatin Pinar të Tiranës dhe çelësat ui dorëzuan pikërisht nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kushërira e Ritës, Amantia.