Pas takimit me Komisionerin për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë publike dakordësimin me strategjinë e prezantuar.

Në një deklaratë për mediat, Basha bëri me zgjidhja e krizës politike dhe reforma zgjedhore janë dy objektiva madhore, ndërsa u shpreh se me Ramën kryeministër nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme.

“Nga ana jonë prezantuam dhe gjetëm dakordësi se zgjidhja e krizës së rëndë përmes zgjedhjeve të lira të paraprira nga reforma zgjedhore dhe hapja e negociatave janë dy objektiva madhore. Në këtë kuadër mirëprita ndihmën e BE-së që mundësoi dialogun për reformën zgjedhore, si hap i parë për të cuar në rivendosjen e demokracisë, ku qytetarët zgjedhin dhe jo krimi. Pa kthyer legjitimitetin asgjë nuk do të bëjë përpara, as punësim dhe as ndalje të emigracionit. Ne jeim të vendosur ti japim fund krizës me cfarë do kosto për të mos vonuar zgjedhjet e lira. Mirëpres sensin e realizimit. Shpreha mbështetjen për integrimin e vendit dh edo të vijojmë të bëjmë gjithcka. Nuk ka rrugë tjetër përvec zbatimit të nëntë kushteve, që ka filluar një proces për të parë nëse do të ketë vullnet nga pala tjetër. Pjesa tjetër është përgjegjësi e qeverisë. Me komisonerin e ri patëm mundësi të shihemi në sy. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Detyroi shumicën të pranoi ta nxjerrë procesin nga parlamenti ilegjitim i Damianëve reformën. E dyta se përse Rama vendos ta ndjekë këtë proces me dikë që duhet të ishte në burg, është pyetje për Edi Ramën dhe jo për mua”, u shpreh Basha.