Presidenti Ilir Meta priti sot në mesditë Komisionerin e ri për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Oliver Varhelyi.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se anëtarësimi në Bashkimin Europian është objektivi ynë kombëtar strategjik.

“Kënaqësi të takohesha me Komisionerin e ri për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Oliver Varhelyi.

Anëtarësimi në Bashkimin Europian është objektivi ynë kombëtar strategjik.

I hapur për bashkëpunim të ngushtë për forcimin e besueshmërisë dhe cilësisë së procesit të anëtarësimit në BE të Shqipërisë.”