Partia Demokratike ka nxjerrë një tjetër emër kryebashkiaku, i dënuar më parë dhe që ka marrë mandatin në kundërshtim me ligjin e dekriminalizimit.

Sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi tha sot para mediave se PD i ka kërkuar sot zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të kaluarës kriminale të kryebashkiakut të Matit, ish-gardistit Agron Malaj.

“Sot PD i ka kërkuar zyrtarisht prokurorisë verifikimin e të kaluarës kriminale të Edi Ramës së Matit. Agron Malaj i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje dhe i ndalohet kandidimi përjetë për një funksion publik. PD i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas KQZ të veprojë pa asnjë vonesë për administrimin e vendimit zyrtar të gjykatës së Matit dhe heqjen e mandatit për kreun e bashkisë së Matit Agron Malaj”, tha Bardhi.