Napoli ka goditur në merkato, teksa ka arritur akordin me Selta Vigon për transferimin e Stanislav Lobotka, në “Sao Paolo”.Të kaltrit nuk po kalojnë një periudhë shumë të mirë këtë sezon dhe ndërhyrjet në merkaton e janarit ishin të domosdoshme.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit ishin në kërkim të lojtarëve përe të përforcuar ekipin dhe arritur marrëveshja për afrimin e parë. Sipas “Sky Sport”, italianët kanë arritur marrëveshjen për transferimin e sllovakut Lobotka në Itali.

Mesfushori është planifikuar të mbërrijë në Itali në orët e ardhshme, teksa thuhet se ditën e nesërme do të zhvillojë vizitat mjekësore. Ky transferim do t’i kushtojë Napolit 20 milionë euro, dhe shihet si një përforcim i mirë për ekipin.