Fitore e dhimbshme në shtëpi për Philadelphia 76ers në NBA.
Përballë Oklahoma Thunders, vendasit ia dolën që në fund të triumfonin me shtatë pikë më shumë, duke shënuar rezultatin 120-113. Një ndeshje mjaft e luftuar që pa 76ers fitimtar në fund.
Gjatë periodës së parë, ajo që bëri më shumë bujë ishte dëmtimi horror i yllit të ekipit vendas. Joel Embiid u kap nga kamerat teksa njëri prej gishtave të dorës së majtë i ishte thyer, çka e detyroi lojtarin që të merrte ndihmën e nevojshme mjekësore.





