19 lëkundje të tjera tërmeti janë regjistruar gjatë natës së 2 janarit në Shqipëri deri në orën 13:53. Sipas të dhënave nga IGJEUM, epiqendra ka qenë në Korçë, Gjirin e Lalzit dhe Kepin e Rodonit.

Magnituda e lëkundjeve ka shkuar edhe deri në 3.4 ballë në Korçë.

Më e fundit është lëkundja e regjistruar nga IGJEUM në orën 13:53, me epiqendër në Gjirin e Lalzit me magnitudë 2.5.

Lëkundja me magnitudën më të madhe gjatë natës së sotme është regjistruar në orën 2:13 në Korcë, me madhësi 3.4 ballë.