Kafeina ndalon shtimin në peshë. Këtë e konfirmon një studim që ka vrojtuar se substanca që gjendet si në çaj ashtu edhe në kafe, arrin të reduktojë konservimin e yndyrave, prodhimin e triglicerideve dhe të kufizojë rritjen në peshë.

Pas eksperimenteve të kryera mbi kaviet e laboratorit, ku grupit të parë përveç ushqimit iu fut në regjimin ushqimor edhe kafeinë apo teinë, ndërsa grupit të dytë kishte mungese totale të këtyre substancave, ndërkohë që ushqimi ishte i njëjtë për dy grupet.

Pas 4 javësh rezultoi se grupi i parë që kishte konsumuar kafeinë, kishte akumuluar 22% më pak yndyra në trup. Gjithashtu efekte kishte edhe tek trigliceridet dhe sinteza e acideve yndyrore, deri në 70%.

Studimi është kryer nga universiteti amerikan i Illinois dhe është publikuar në revistën shkencore Mbi Ushqimet Funksionale.