Sipas ekspertëve, pushimet e fundvitit janë ditët kur ne lëmë pas dore çdo aktivitet fizik, i cili mund të ketë ndikim të madh në shëndetin tonë.

Studiuesit e Universitetit të Liverpoolit, duke analizuarit të rriturit mes moshës 20, 30 dhe mbi 60 vjeç për 14 ditë, zbuluan se vetëm dy javë pasivitet ishin të mjaftueshme për të dobësuar muskujt dhe kockat, por edhe zvogëluar funksionalitetin e mushkërive.

Ata madje zbuluan se të moshuarit kanë një rrezik shumë serioz shëndetësor dhe se mund të pësojnë përkeqësime përgjatë këtyre ditëve festive.

Sezoni i festave, pasiv dhe me plot ushqime të shijshme, mund të çojë në akumulimin e yndyrës që më tej është e vështirë për ta hequr.

Sipas gjetjeve të studimit, masa e muskujve dhe forca, si dhe masa e kockave u ulën si te pjesëmarrësit e rij ashtu edhe tek ata në moshë, ndërsa nivelet e yndyrës rreth muskujve dhe belit u rritën.

Nivelet e yndyrës u rritën posaçërisht me 20% tek të rinjtë dhe 28% tek të rriturit. Fuqia nga ana tjetër, u ul me 5% tek grupmosha e para dhe me 8% tek e dyta. Shëndeti i zemrës dhe mushkërive u ul me 5% tek të rinjtë dhe 10% tek të moshuarit.

Si rezultat, këto ndryshime në trup mund të kenë një ndikim më të madh te njerëzit e moshuar, ndaj edhe pse festa, kujdesi nuk duhet të mungojë.