Drejtuesi i një automjeti ka shpëtuar për mrekulli kur një mbikalim është shembur dhe e gjitha është kapur nga kamerat e sigurisë. Kjo ngjarje ka ndodhur në Orenburg të Rusisë, ndërsa mbikalimi rreth 100 metra ka rënë dhe ka zënë të gjithë rrugën.
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e rrëzimit të urës, njëri prej të cilëve është dhe një shofer kamioni që po kalonte nën urë në ato momente.
Pasojat nuk kanë qenë aq të rënda për shkak se ura është rrëzuar gjatë natës. Nga hetimi paraprak dyshohet se mbikalimi është rrëzuar nga pesha e madhe e kamionëve që transportonin gurë dhe ajo u shkatërrua kur kaloi kamioni i tretë.





