Plagoset një prej efektivëve të RENEA-s, teksa ishte duke ndihmuar në operacionin e kërkim-shpëtimit të të mbijetuarve në Thumanë.

Ka qenë ora 07:08 kur tërmeti i radhës me magnitudë 5.4 goditi sërish vendin. Rrënojat e pallatit të shkatërruar ku efektivi po ndihmonte në kërkime, u rrëzuan duke plagosur lehtë policin e RENEA-s. Për fat të mirë, ai shpëtoi me lëndime të vogla.