Një person është nxjerrë i pajetë nga rrënojat e pallatit në Durrës.

Forca të shumta policie, të Reneas, zjarrfikëse dhe autoambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për nxjerrjen e personave të tjerë nga rrënojat.

Disa prej banorëve kanë arritur të komunikojnë nga rrënojat me personat jashtë duke kërkuar ndihmë.

Situata paraqitet katastrofike në Durrës, afër Kryqit të Kuq.