Ish-bashkëshorti i aktores së humorit Rudina Dembacajt, Aleksandër Varfaj, ka zgjedhur që të shkojë në një poligon qitjeje.
Ai vetë ka postuar një video, teksa gjuante me breshëri ndaj objektivit që i ishte vendosur para tij. Mesa duket ky është sporti që mekaniku ka zgjedhur për të shfryrë nervat dhe tensionin e krijuar së fundmi lidhur me jetën e tij intime.
Aleksandër Varfaj është ndarë nga bashkëshortja e tij Rudina Dembacaj, e cila tashmë është në një lidhje dashurie me ish-deputetin Mark Frrokun.
Ajo i është futur rrugës së biznesit pasi po drejton një biznes privat, restorant, i cili është në pronësi të ish-deputetit.





