Një mësuese në një gjimnaz në Texas, ku 90% e studentëve janë latinë, u filmua duke i bërtitur njërit prej tyre me të madhe: "Fol anglisht, ne jemi në Amerikë"!

Carlos Cobian, student në gjimnazin Socorro tha se po shkonte për në klasë, ndërkohë që po shihte një ndeshje mes Argjentinës dhe Uruguajit në celular.

Ai tha për "KVIA-TV" se mësuesja e pyeti për pajisjen dhe ai iu përgjigj në gjuhën spanjolle duke i thënë "Por que?" (Përse?)

Në atë moment, mësuesja që nuk është identifikuar i kërkoi të fliste në gjuhën angleze. Pamjet janë bërë virale dhe të gjithë paragjykojnë mësuesen për veprimin ndaj studentit.

Ndërkohë, zyrtarët e shkollës kanë thënë se po e hetojnë rastin.