Ka dalë fotografia e Princit Andrew, kur ai ishte 41 vjeç, teksa mbante krahun rreth Virginia Roberts, gishtat e dorës së majtë që prekin belin e zhveshur të 17-vjeçares.
E bërë në shtëpinë në Belgravia të mikut të Andrew, Ghislaine Maxwell, fotografia thuhet se është bërë nga duart e mikut të tij pedofil Jeffrey Epstein.
Fotografia është riprodhuar me herë të panumërta në të gjithë botën që kur u botua për herë të parë nga The Mail të dielën në shkurt 2011, por deri më sot ajo nuk është treguar kurrë në tërësi.
Ndërkohë më herët Mbretëresha ka dëbuar princin Andrew nga Pallati Mbretëror. Skandalet e bëra publike gjatë javëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar vunë nën presion të madh mbretëreshën duke detyruar të merrte këtë vendim.





