Të paktën 24 persona kanë mbetur të vdekur ndërsa me qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur nga rrëshqitjet e dherave për shkak të motit të keq në Kenia.
Rrëshqitja e dheut është shkaktuar nga reshjet e shumta të shiut, që kanë prekur zonat rurale të vendit. Rënia e pemëve ka bllokuar rrugët si dhe ka dëmtuar disa ura.
Autoritetet thanë se janë në kërkim për gjetjen e personave të tjerë të humbur, por po hasin vështirësi si pasojë e kushteve të këqija të motit.
Më shumë se një milion njerëz në Afrikën Lindore, janë prekur nga përmbytjet pas reshjeve shumë të shpeshta.
Tani shirat në disa pjesë të Somalisë, Sudanit të Jugut dhe në Kenia pritet të zgjasin prej katër deri në gjashtë javë të tjera.





