Një biznesmen anglez u ekzekutua me shtatë plumba, në një atentat të mirë organizuar, jashtë vilës së tij luksoze në Spanjë

Sipas “Daily Mail”, viktima është Peter Andrew Williamson, 39-vjeç, i cili u vra ndërsa parkonte makinën përpara vilës së tij, në Riviera del Sol pranë qytetit të Fuengirola në Spanjë. Williamson sapo ishte kthyer nga palestra, kur u qëllua për vdekje.

Ai humbi jetën në vend, pasi një nga plumbat e qëlloi në zemër. Biznesmeni, baba i dy fëmijëve, u godit në Audi-n e tij nga një tjetër automjet.

Paraprakisht, shkak i atentatit dyshohet lidhja e biznesmenit me trafikun e lëndëve narkotike, pasi ai ishte arrestuar në muajin mars të këtij viti nga policia spanjolle për transport kanabisi.