Një punonjës ka mbetur i plagosur rëndë pas shpërthimit në një gomisteri në Durrës.

Fillimisht ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ka marrë mjekimin e parë. 

Mësohet se plasja e gomës së një makine në gomisteri ka lënë të plagosur punonjësin, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik.