Një tragjedi thuajse e paimagjinueshme ka goditur një familje në Teramo të Italisë; një 16 vjeçar ka ndërruar jetë në gjumë, duket për shkak të një ataku kardiak.
“Matteo, çohu se je vonë për shkollë”, i ka thirrur e ëma, e cila nuk kuptonte përse adoleshenti nuk ishte ngritur ende. Ajo shkoi në dhomë për ta zgjuar, por kur pa që nuk po çohej, mendoi se donte të flinte edhe ca. Vetëm kur u afrua tek krevati, vuri re se Matteo nuk merrte frymë. Nuk ka bërë asnjë efekt ndihma e parë, sepse djali tashmë fatkeqësisht kishte ndërruar jetë. Ndërkohë, raportet në mediat vendase tregojnë se 16 vjeçari nuk kishte pasur ndonjë problem shëndetësor. Ai jetonte më të ëmën dhe të motrën.
Vdekja e djalit ka tronditur të gjithë qytezën ku jetonte familja e tij. Ekspertët thonë se vdekja e papritur kardiake, edhe pse e rrallë, nuk është e pagjasë. Ajo godet në Itali çdo vit më shumë se 1000 persona nën moshën 35 vjeç.





