-Më shumë anije, tragete, kroçera dhe jahte se një vit më parë…

Numri i mjeteve lundruese që janë përpunuar në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti është më i lartë se sa në 10 muajt e vitit paraardhës.

Nga të dhënat statistikore të Autoritetit Portual, mësohet se tragetet kanë kryer 887 lundrime vajtje-ardhje, ose 36 lundrime më shumë se në janar-tetorin e vitit 2018.

Në të tre Terminalet e mallrave dhe konteinerëve së bashku janë përpunuar 515 anije, ndërsa vitin e kaluar numri i anijeve të përpunuara në të nejjtën periudhë ishte vetëm 462.

Të njejtën rritje kanë patur edhe vizitat e anijeve turistike në portin më të madh të vendit. Nga 14 kroçera këtë vit numri ka arritur në 17, ndërsa 424 jahte të këtij viti janë 49 më shumë se sa 375 jahtet e periudhës 10-mujore të vitit 2018.