Emërohet drejtuesi i ri i Mjedisit, Sigurimit Teknik dhe Emergjencave në Autoritetin Portual Durrës.

Florian Myshketa, do të drejtojë një prej 7 drejtorive në varësi të Drejtorisë Ekzekutive të APD-së.

Më herët, në krye të kësaj drejtorie ishte Florel Tola.

Nga njoftimi i APD-së, mësohet se Myshketa është diplomuar në Shkencat Mjekësore dhe Administrim Publik.

Për rreth 5 vite, ai ka punuar pranë Inspektoratit Shtetëror Shëndetesor, Dega Rajonale, Qarku Durrës.