Gjatë periudhës janar – shtator të këtij viti volumi më i madh i mallrave të shkëmbyera nga/drejt Durrësit i takon vendeve si Rusia, Turqia dhe Tunizia, ndërsa numri i përgjithshëm i vendeve me të cilat janë shkëmbyer mallra nga porti i Durrësit arrin në 16.
Të dhënat bëhen të njohura nga Sektori i Statistikave në Autoritetin Portual të Durrësit, sipas të cilave në këto 9 muaj shkëmbimet me Rusinë kapin 24% të import/eksporteve, ndërsa me Turqinë dhe Tunizinë janë shkëmbyer përkatësisht 18 dhe 12% e mallrave, që janë përpunuar në portin më të madh të vendit.
SHBA me 12%, si dhe Italia dhe Malta me 8%secila renditen pas tyre. Ndërkaq, Greqia, Ukraina, Spanja, Egjipti, kanë me portin e Durrësit shkëmbime prej më pak se 5% të volumit të përgjithshëm secila. Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 3,12 milionë tonë mallra.