Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Serbi dhe pritet të takohet me presidentin e vendit Aleksandër Vuçiç dhe homologun e tij të Maqedonisë së Veriut.
Lajmi është konfirmuar më herët nga kryeministri Rama, i cili ka thënë se me krijimin e “Shengenit Rajonal” vendet e Ballkanit do të kenë lehtësira të mëdha, si për lëvizjen e njerëzve dhe për transportin e mallrave.
Ndërkohë, dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha në Nju Jork disa ditë më parë se shpresonte që Rama e Zaev të merrnin pjesë, pasi marrëveshja do të kishte përfitime për të tre vendet. Takimi pritet të zhvillohet nesër, 10 tetor në Novi Sad.





