Emërohet Përgjegjësi i sektorit të sistemeve të Sigurisë Portuale dhe GIS.
Nga njoftimi i APD-së mësohet se pas dorëheqjes në këtë pozicion të Serxhio Kullës, është emëruar Endri Sofia.
Sofia do të drejtojë sektorin e Sigurisë Portuale dhe GIS pranë Autoritetit Portual Durrës.
Ai është diplomuar për Shkenca Kompjuterike dhe çertifikuar pranë "Lenel Systems International", Bruksel, Belgjikë.
Javët e fundit, Autoriteti Portual Durrës ka bërë disa ndryshime drejtorësh, ndërkohë që vjen të theksohet se postet drejtuese u janë besuar kryesisht të specialistëve të rinj në moshë.