Vedat Muriqi është duke shkëlqyer në kampionatin turk me fanellën e Fenerbahces.Ylli kosovar ka shënuar tre gola në këtë fillim edicion me gjigantin turk, ndërsa ka pasur paraqitje të shkëlqyera edhe me Kosovën në ndeshjen e muajit shtator.Manchester United, Atletico Madrid, Tottenham Hotspur, Lazio, Napoli e Fiorentina janë vetëm disa nga skuadrat që kanë shprehur interesim për prizrenasin.Por së fundmi në garë është futur edhe gjiganti italian Juventus.

Ka qenë e përditshmja turke Hurriyet që ka publikuar lajmin për interesimin e Juventusit.Kampioni italian pritet t’i dërgojë vëzhguesit e tyre në derbin e Stambollit mes Galatasarayt dhe Fenerbahces që do të zhvillohet këtë fundjavë.Ata pritet ta vëzhgojnë gjatë gjithë ndeshjes yllin kosovar dhe të bëjnë një raport për teknikun Maurizio Sarri.Kujtojmë që këtë javë që kaloi, Muriqi ishte vendimtar në fitoren 2-1 të Fenerbahces ndaj Ankargucus, pasi shënoi dhe asistoi.