Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit është ndaluar nga Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh, të cilët kanë ekzekutuar urdhërin e prokurorisë.
Nga burimet zyrtare mësohet se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale V.A., banues në Durrës.
46-vjeçari akuzohet për veprat penale "Përndjekja", "Shkaktim i vetëvrasjes", "Veprime në kundërshtim me vendimet Gjykatës" dhe "Përdorimi me keqdashje të thirrjeve telefonike".
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





