Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është vënë pas sulmuesit të Kosovës Vedat Muriqi. Raportohet se ai ka dërguar agjentë për të parë nga afër lojtarin në ndeshjen ndaj Anglisë.

Sipas të njëjtave burime, Man United synon të përforcojë fazën ofensive që në afatin kalimtar të janarit dhe Muriqi ështe ne listën e dëshirave.