Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku të plagosur kanë mbetur 3 shqiptarë. 3 të plagosurit ishin duke udhëtuar me një makinë, mbrëmjen e së shtunës, kur janë aksidentuar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Carbone, në Marcianise. Të tre shqiptarët banonin në zonën, ku edhe u aksidentuan, raportojnë mediet lokale.
Shoferi duket se ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar jashtë rruge dhe më pas është përplasur me shtyllat e elektrikut. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për t’i nxjerrë 3 shqiptarët nga makina. Të tre janë dërguar me urgjencë për në spital, por për njërin prej tyre gjendja shëndetësore paraqitet më e rëndë.





